Pëson thyerje nervore

Mediale Vip

Pëson thyerje nervore

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 19:08
Kylie Minogue dhe Joshua Sasse

Kylie Minogue e kishte shumë vështirë pas ndarjes nga Joshua Sasse.

Para një viti këngëtarja australiane Kylie Minogue (49) ndërpreu lidhjen me aktorin britanik Joshua Sasse (30). Së bashku ishin dy vjet, por vitin e kaluar thanë se i kanë dhënë fund lidhjes. Kylie tash pranon se sa vështirë e ka pasur dhe ka pësuar thyerje nervore.

"Shëndeti im ishte rrezikuar, e dija se duhej të shërohesha disi. Mendoj se kjo quhet thyerje nervore. Vetëm mendoja: 'Jo, jo, jo...' Nisa të mbyllem në vete dhe kuptova se nuk jam mirë”, tha këngëtarja.

Ajo shkoi në Tajlandë për t’u rikuperuar dhe atje qëndroi një javë.

"Isha zhytur thellë, por u ktheva shpejt. Ishte një mundësi për të marrë veten, të bëhem më e fortë dhe të vazhdoj më tutje", tha Kylie.

Ylli i popit ka folur kohët e fundit për trishtimin e saj, pasi ajo nuk është bërë nënë dhe ndoshta kurrë nuk do të jetë.

"Natyrisht pyes veten se si do të jetë të shikoj në sy fëmijën tim, por fati është fat. Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk jam e trishtuar, por nuk duhet të lejoj të futem në mendime të tilla. Çfarë mund të bëj? Ka shumë gjasa të takoj dikë që tashmë ka fëmijë," tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat