Ermal Meta: Dua të bëj një koncert me këngë shqip në Shqipëri

Mediale Vip

Ermal Meta: Dua të bëj një koncert me këngë shqip në Shqipëri

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 23:52
Ermal Meta

Dueti i shqiptarit Ermal Meta me Fabrizio Moro është shpallur Fitues i këtij edicioni të festivalit të Sanremo.

Kënga e tyre ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) triumfoi pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut. Kënga është një himn kushtuar jetës kundër akteve terroriste.

Në një rrëfim të bërë në verën e shkuar për gazetaren e programit “No Filtër” nga Jona Spahiu, e cila shkoi deri në Milano për ta takuar Ermalin.

Intervista është shumë interesante, pasi aty Ermali tregon detaje të panjohura për jetën e tij. Ishte koha kur ai kishte fituar vendin e tretë te të rinjtë e Sanremos e më pas vendin e tretë te këngëtarët Big.

E, megjithatë, suksesi i tij në Itali ishte i jashtëzakonshëm. Ermali rrëfente se kishte bërë 900 koncerte live në të gjithë Italinë dhe kudo është pritur jashtëzakonisht shumë mirë. I pyetur nga gazetarja për krijimtarinë e tij, këngëtari rrëfen se krijimet e tij i bën kur është shpirtërisht i trazuar.

Ato momente e frymëzojnë më shumë. Gjithashtu, ai tregon me sytë që i shkëlqejnë për të dashurën e tij. Edhe pse diskret për marrëdhënien me Silvian, gazetaren e njohur në Itali, ai i rrëfeu Jonës se Silvia është njeriu së cilës ai i tregon së pari krijimet e tij, madje ka raste që e zgjon edhe në 4 të mëngjesit për t’ia dëgjuar këngët.

I pyetur për Shqipërinë, Ermali rrëfen se ruan kujtimet më të bukura nga fëmijëria. Madje, ai suprizon kur tregon se ka kompozuar disa këngë të cilat kanë tekste në shqip dhe se ka dëshirë të vijë të japë koncert në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat