Dashuri Bilaj: “Muzika e veçantë për mua, e bëj me shumë pasion”

Mediale Vip

Dashuri Bilaj: “Muzika e veçantë për mua, e bëj me shumë pasion”

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 20 shkurt 2018 Në ora: 23:26
Dashuri Bilaj

Është një vajzë sa e thjeshtë po aq edhe e bukur edhe korrekte. E takuam në Prishtinë, pasi Kosova është vendi ku ajo e viziton shpesh, por vendlindja është Shqipëria, ndërsa po realizonte disa foto para aparatit të fotografes së njohur Festa Krasniqi. Ajo quhet Dashuri, e në fakt që në takimin e parë të jep një përshtypje mjaft të mirë po sa edhe emri i saj.

Ajo nuk njihet vetëm si këngëtare, por kohët e fundit lakohet shumë edhe për bukurinë e saj, pasi ka fituar edhe kurora në spektaklet e bukurisë, e kohët e fundit siç ma tregon është shumë e angazhuar edhe në këto evente të bukurisë.

Dashuri Bilaj vjen në këtë rrëfim të sajin për herë të parë për gazetën tonë, ku na flet jo vetëm për angazhimet e saja, por edhe se si i kombinon këto dy pasione që siç thotë edhe ajo lidhen me botën e televizionit, atë të muzikës dhe skenës së sfilatave, ndërsa na tregon se shumë shpejt do të vijë me një këngë kushtuar qytetit të bukur të Sarandës.

 “Bota sot”: Do të donin të dinim se nga është Dashuria, sepse shpesh thonë kjo bukuroshja është nga Kosova, apo dikush thotë kjo është nga Shqipëria?

-Unë jam Dashuri Bilaj me origjinë nga Shqipëria, pavarësisht se jam thuajse kudo edhe në Kosovë.

“Bota sot”: Ku jetoni më tepër?

-Në Shqipëri tek familja, por edhe në Kosovë kam banesën time, sepse angazhimet që kam më lidhin shumë me Kosoven dhe Diasporën.

E do të të pëlqente të thonin Dashuria një këngëtare apo Dashuria një miss?

-Nuk mund t’i ndaj, që të dyja i takojnë botës televizive, dhe mua gjithmonë më ka tërhequr ajo, por muzika është diçka e veçantë për mua që e bëj me shumë pasion.

“Bota sot”: E pasioni më i madh cili është? Skena e sfilatave apo ajo e këngës?

-Siç e thashë edhe më lart është muzika, por së fundmi jam marrë shumë edhe me spektaklet e bukurisë.

“Bota sot”: Cilat janë eventet më të rëndësishme që ti ke marrë pjesë qoftë si këngëtare e qoftë si modele?

-Kam marrë pjesë në shumë spektakle të ndryshme që në femijërinë time, dhe çdo spektakël e ka magjinë e vet që më ka bërë shumë pershtypje, andaj nuk do të dija se kë të veçoja më tepër dhe janë shumë.

“Bota sot”: Po skena më e madhe që dëshiron të prekësh, qoftë në muzikë por edhe me kurorë missi?

-Shpresoj të arrijë majat e suksesit në të gjitha drejtimet ku fokusohem, por që patjetër e kam si qëllim skenën ndërkombëtare.

“Bota sot”: E dimë që udhëton shpesh, vetëm apo një bukoroshe si ti ka në krah një mashkull?

-Jo nuk kam një mashkull në krahë.

“Bota sot”: Vendi më i preferuar ku do të donte të jetoje  gjithmonë?

-Në Shqipëri aty është vendlindja ime dhe nuk mund ta ndërroj me asnjë vend tjetër.

“Bota sot”: Po artisti shqiptar që e ke ëndërr të bashkëpunosh me të?

-Nuk mund të them që ëndërroj një artist për bashkëpunim, por i respektoj të gjithë dhe i vlerësoj për punën që beëjnë.

“Bota sot”: E duke qenë dhe Miss, cilit këngëtar nuk do t’i thoje kurrë jo që të ishe pjesë në klipin e tij më të ri?

-  (Mendohet).Nuk ka një të tillë.

“Bota sot”: Ka ftesa për të kënduar Dashuria dhe ku më shumë, po në dasma a këndoni?

-Më shumë këndoj në Greqi për të gjithë shqiptarët atje, e për dasma jo nuk arrij të jem prezente në to për shkak të angazhimeve të tjera që kam në koncerte dhe se fundmi edhe në spektakle bukurie.

“Bota sot”: Cili është projekti i ri po e mendoni në muzikë ndonjë këngë të re dhe kur do të vijë?

-Besoj do të vij shumë shpejt, ku do të jetë një këngë labe shumë e bukur, ku i kam kënduar Sarandës qytetit të bukur të Shqipërisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat