Paditen Kendrick Lamar dhe SZA

Mediale Vip

Paditen Kendrick Lamar dhe SZA

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 14:55
Kendrick Lamar dhe SZA

Kendrick Lamar dhe SZA kanë përdorë punën artistike të një artisteje për të promovuar projektin “Black Panther”, kjo sipas një padie të re.

Lina Iris Viktor pretendon se punët e saj artistike “Constellations I”, “Constellations II” dhe “Constellations III” janë përdorë për videon zyrtare të këngës “All The Stars”, edhe pse kjo kishte refuzuar të japë leje.

Artistja ka thënë se përfaqësues të këtij filmi e kanë kontaktuar dy herë duke i kërkuar që të ofrojë punën e saj për film, mirëpo kjo u kishte thënë jo.

E sipas dokumenteve duket se pa marrë parasysh refuzimit, puna e saj është përdorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat