Rita i ‘bën hije’ Duas si kurrë më parë!

Mediale Vip

Rita i ‘bën hije’ Duas si kurrë më parë!

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 19:36
Rita Ora dhe Dua Lipa

Kemi parë Rita Orën së bashku me Bebe Rexhën në evente nga më të ndryshmet. Gjithmonë bashkë e pranë njëra-tjetrës në fotor e publikuara, mund të themi pa frikë se vajzat kanë një pëlqim të dukshëm mes tyre. Megjithatë, nuk mund të themi të njejtën gjë për Dua Lipën…

Treshen e famshme shqiptare nuk i kemi parë ndonjëherë të bashkuara, pasi Dua ka qendruar disi më e distancuar në këtë drejtim. Përflitet se mes saj dhe Ritës nuk ka aspak simpati, ndërsa u mendua se Lipa ironizoi veshjen e Orës për 17 shkurt, nëpërmjet një fotoje filmi. Megjithatë, nuk mund të themi me siguri asgjë.

E vetmja gjë që tërhoqi vëmendje në këto orët e fundit ishte një imazh i publikuar nga Rita në Instagram. Ajo renditej në vendin e tretë në listën e këngëtareve më të dëgjuara në iTunes, ndërsa emrin e saj në foto e ka theksuar me një rreth rozë. Mirëpo, pikërisht pas vijës së rrethit, në vendin e dytë qendron i fshehur emri i Duas!

Duket se Rita ka tentuar të hedhë hije mbi kolegen, edhe pse gjithçka në pamje të parë duket si e paqëllimtë. Gjithsesi, Bebe ka vepruar ndryshe nga Rita, sa herë ka parë emrin e Duas në ndonjë listë të ngjashme – ajo është krenuar me arritjet e Lipës. Gjithsesi, Brit Awards do të bëjë të mundur që Rita dhe Dua të ngjiten në të njejtën skenë, e tashmë mbetet të presim: a do të shohim ndonjë foto të të dyjave bashkë apo jo?…

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat