Liam Gallagher në Brit Awards nderon viktimat e sulmit në Manchester

Mediale Vip

Liam Gallagher në Brit Awards nderon viktimat e sulmit në Manchester

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 23:19
Liam Gallagher

Ariana Grande kishte planifikuar që në Brit Awards të performojë në nder të viktimave të sulmit në Manchester Arena por kjo nuk ndodhi.

Grande nuk u paraqit për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore por këtë në vend të saj e bëri Liam Gallagher me një version shumë të ndjerë të këngës “Live Forever”.

Në fakt, shumë njerëz kanë pritur që ai të performojë “Don’t Look Back in Anger” që në një mënyrë u bë himn pas sulmit me bombë në Manchester Arena vitin e kaluar.

Nderim për  ersonat që humbën jetën në këtë sulm bëri edhe Gary Barloë duke i cilësuar “si njerëz të pafajshëm që e kanë dashur muzikën”.

22 persona u vranë kur në muajin maj të vitit të kaluar shpërtheu një bombë në koncertin e Ariana Grandes në Manchester Arena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat