Rita Ora shkëlqen duke perfmoruar tri këngë në Brit Awards

Mediale Vip

Rita Ora shkëlqen duke perfmoruar tri këngë në Brit Awards

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 23:44
Rita Ora dhe Liam Payne

Rita Ora ka shkëlqyer në festivalin kryesor të muzikës në Britani të Madhe.

Këngëtarja shqiptare ka pasur një paraqitje të mirë në Brit Awards pas asaj të mbajtur disa ditë më parë në Kosovë.

Fillimisht bukuroshja jonë ka nisur performancën me këngën “Your Song” dhe më pas solli hitin “Anywhere”.

Gjithashtu ajo e ka kënduar së bashku me këngëtarin tjetër Liam Payne, këngën e sjell javë më parë “Four You”.

Ky i fundit është kolonë zanore e filmit të mirënjohur “Fifty Shades Freed”, premiera e të cilit është dhënë më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve Shën Valentin.

Vlen të theksohet se tashmë këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa ka fituar dy çmime – “Këngëtarja më e mirë femër britanike” dhe “Artistja e re më e mirë e vitit”.

Ndryshe, Dua është nominuar edhe në një kategori të këtij festivali muzikor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat