Besi këndon në dush, Xhensila e xhiron dhe e publikon videon

Mediale Vip

Besi këndon në dush, Xhensila e xhiron dhe e publikon videon

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 23:54
Besi dhe Xhensila

Ka disa ditë që çifti shumë i dashur për publikun shqiptar e njëkohësisht dhe shumë i komentuar në media e rrjete sociale, po shijon pushimet në Itali.

Gjatë këtyre ditëve, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë publikuar fotografi e video të ndryshme.

Dy videot e fundit të Besit tërhoqën shumë vëmendje, pasi në njërën aktori shfaqej duke i vjedhur aparatin disa turisteve dhe në videon tjetër ai rrëzohet në mes të qendrës tregtare.

Por mesa duket tani është radha e Xhensilës që t’ju bëjë të gjithëve të qeshni. Këngëtarja ka postuar 3 video në “Instastorie”, ku dëgjohet Besi duke kënduar i cili siç duket ndodhet në dush.

Aktori i humorit dëgjohet të këndojë këngën “Pranvera me një lule s’vjen” ndërsa këngëtarja shkruan se po pret që dikush nga hoteli të trokasë në derë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat