Modelja e njohur është fanse e zjarrtë e Elvana Gjatës

Mediale Vip

Modelja e njohur është fanse e zjarrtë e Elvana Gjatës

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 08:08
Elvana Gjata

Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të mira shqiptare e cila kohët e fundit ka vendosur që karrierën e saj muzikore ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një mënyrë për tu promovuar në tregun botëror.

Por ditëlindjen e saj, Elvana e festoi në Shqipëri. Këngëtarja mbajti një koncert në Tiranë, ku ishin rreth 100 të ftuar specialë. Pas një mungese në ekranet shqiptare, ajo u shfaq në “Top Channel” ku u transmetua dokumentari kushtuar jetës personale dhe profesionale si dhe në emisionin “Xing me Ermalin”, ku na tregoi gjëra që si dinim më pare, si dhe foli për Flori Mumajesin.

Por Elvana paska një fanse dhe adhuruese mjaft të veçantë të këngëve të saj. Bëhet fjalë për modelen shqiptare Emina Çunmulaj, e cila në një postim në “Instastorie” ka treguar se i pëlqen shumë produksionet e reja të këngëtares.

Gjithashtu edhe Elvana ka postuar videon e Eminës ku shkruan: “Big Love” (dashuri e madhe).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat