E mëzitur, me buzëqeshje të sforcuar, fytyra e Aniston tregon gjithçka për ndarjen nga Justin

Mediale Vip

E mëzitur, me buzëqeshje të sforcuar, fytyra e Aniston tregon gjithçka për ndarjen nga Justin

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 11:05
Jenifer Aniston

Justin Theroux dhe Jenifer Aniston i dhanë fund lidhjes së tyre pas 7 vitesh.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, çifti njoftoi se kishim marrë vendimin për t’u ndarë, vendim ky i marrë me pëlqimin e të dyja palëve. Sa i përket arsyeve, ende nuk janë bërë të qarta, por është përfolur se shkak ka qenë ose ish i dashuri i Jennifer, Brad Pitt ose lidhja e tyre në distancë.

Burime pranë çiftit janë shprehur se Aniston ka bërë shumë përpjekje që kjo marrëdhënie të kalojë dhe se nuk po e përjeton aspak mirë këtë divorc, gjë të cilat e tregojnë edhe këto foto, në daljen e saj të parë publike që pas divorcit me Justin.

E ngrysur në fytyrë, një buzëqeshje e sforcuar, ajo është fotografuar duke dalë nga kinemaja ku kishte shkuar për të parë një prej filmave të miqve të saj më të mirë, Jason Bateman.

Një lidhje prej 7 vitesh nuk është dhe aq e lehtë të harrohet, prandaj është mëse e justifikueshme gjendja e Aniston…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat