Weinstein u kërkon ndjesë publike dy aktoreve

Mediale Vip

Weinstein u kërkon ndjesë publike dy aktoreve

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 22:52
Meryl Streep dhe Jennifer Lawrence

Dy aktoret e famshme Meryl Streep dhe Jennifer Lawrence janë shprehur publikisht se producenti nuk i ka ngacmuar kurrë seksualisht dhe se puna me të ka qenë e qetë dhe e rehatshme. Këto deklarata që tregojnë një eksperiencë personale pa i dalë në mbrojtje atij, janë përdor nga Weinstein për të dalë i pafajshëm nga situata e krijuar.

Ndërkohë që shumë akuzime kanë shkuar për të, përfaqësuesit e tij kanë shfrytëzuar fjalët e aktoreve për të nxjerrë producentin si të pafajshëm. Meryl dhe Jennifer kanë reaguar publikisht duke thënë se fakti që ato nuk janë ngacmuar apo përdhunuar nga Harvey nuk nënkupton që ai nuk është fajtor . Sipas tyre, ai dhe përfaqësuesit e tij janë njerëz shfrytëzues që shtrembërojnë të vërtetën për përfitime personale. Menjëherë Weinstain ka kërkuar falje publike për keqpërdorje të këtyre deklaratave duke theksuar se nuk ka qenë ky qëllimi i citimit. Ndërkohë hetimi për akuzat e ngriturat ndaj tij vazhdojnë ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat