Jennifer Lawrence: Nuk u pendova se e lashë shkollën

Mediale Vip

Jennifer Lawrence: Nuk u pendova se e lashë shkollën

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 06:45
Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence është shumëçka – fituese e çmimit Oscar, përkrahëse e disa kauzave, fansja më e madhe e Emma Stone e shumë të tjera.

Por a ka diçka që ajo nuk është? PO. Ajo nuk e ka kryer shkollën e mesme.

Aktorja 27 vjeçare ka folur në show-un “60 Minutes” ku ka treguar më në detaje vendimin e saj për të lënë në gjysmë shkollimin e saj në Louisville, Kentucky në shkëmbim të karrierës në Hollywood.

“Kisha shumë sfida gjatë shkollimit. Asnjëherë nuk jam ndjerë shumë e zgjuar”, ka thënë Lawrence e cila në filmin e saj të ri do të luajë rolin e një oficere të inteligjencës ruse që bën sakrifica në moshë të re.

“Kur po e lexoj skriptën, e ndjej shumë mirë. Ishte një pjesë e trurit tim që nuk e dija as që ekzistonte, diçka që unë mund të kisha besim dhe nuk doja ta lëshoja. Është e vështirë të spjegohet. Është diçka që ishte e shkruar që unë ta bëja”, ka thënë Lawrence për aktrimin.

“Kur përpiqesh që t’i bësh të tjerët të kuptojnë këtë kur ti je 14 vjeçare, se dëshiron të lësh shkollën dhe të aktrosh, prindërit e tu do të thonë se je çmendur”, ka vazhduar tutje aktorja.

Megjithatë, prindërit e saj dëgjuan instinktet e të bijës.

“E lashë në gjysmë shkollën e mesme. Nuk doja domodoshmërisht të kisha një diplomë në duar. Jam e vetëshkolluar”.

Por ajo nuk është penduar për këtë.

“Nuk jam e penduar. Doja të gjeja rrugën time. E kam gjetur se çfarë dua të bëjë dhe nuk doja asgjë që më pengon në rrugën time. Madje as miqtë nuk ishin të rëndëisshme, për shumë vjet me radhë, aq sa karriera ime”, ka përfunduar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat