Marina fut në sherr fansat, ndërhyn Luana: E teprove tani

Mediale Vip

Marina fut në sherr fansat, ndërhyn Luana: E teprove tani

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 15:00
Marina Vjollca

Kur Marina poston një foto në "Instagram" është e sigurt që do marrë vëmendjen e të gjithë dhe do komplimentohet pafund, por këtë herë moderatorja ka nxitur reagimin e fansave me përshkrimin që i ka lënë fotos së fundit.

"Kush është Dem këtu? A është shenja më e mirë?", pyet Marina ndërsa disa prej fansave menjëherë kanë kundërshtuar duke komentuar opinionet e tyre.

"S'ka mundësi, Luani dhe gaforrja janë", "Peshqit janë dhe do mbeten super", "Bricjapi është super", "Gaforre është më e mira", "Jo vajzë, është shigjetari", "Binjakët është shenja më e mirë", "S'ke parë ende ujorë", "Virgjëresha është më e mira", janë disa nga komentet.

Ndërsa Luana i komenton: "Nuk mendon se e teprove pak tani" duke e shoqëruar postimin me flakë e duke treguar kështu se Marina duket shumë seksi tek kjo foto.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat