Reperja Cardi B nuk po kursen fare nga paratë që po i fiton në muzikë.
Ajo së fundi shpenzoi 250 mijë dollarë që t’ia blejë të dashurit të saj, reperit Offset, një qafore të re diamanti.
Sipas mediumit TMZ, kjo dhuratë ka 150 karat dhe është bërë nga argjendari i famshëm Elliot Avianne.