E pabesueshme! 'Origjina e Rita Orës nuk është nga Kosova'

Mediale Vip

E pabesueshme! 'Origjina e Rita Orës nuk është nga Kosova'

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 19:37
Rita Ora

Rita Ora njihet në gjithë botën si këngëtare shqiptare nga Kosova

Por Kopi Kyçyku, biografi i gjyshit të saj Besim Sahatçiut zbulon në një intervistë për “Shqiptarja.com” se origjina e saj e vjetër është nga Kazazët e Shkodrës.

Orëndreqës të njohur, paraardhësit e Rita Orës kanë shkuar në Pejë të Kosovës, ku mbizotëronte kultura dhe tregëtia turke dhe mbiemri u mbeti në këtë gjuhë Sahatçiu. 

Rita Ora tashmë e mban mbiemrin në gjuhën e saj shqipe, si artiste e njohur me famë botërore.Gjyshi i Rita Orës, regjisori i mirënjohur i Kosovës, Besim Sahatçiu, “është konsideruar si një korife i skenës teatrore televizive dhe filmike”. Kështu shkruhet nga Prof. dr. Akil Mark Koçi në parathënien e librin biografik “Një jetë për ekranin dhe skenën” të shkruar nga Kopi Kyçyku. 

Intervistën e plotë e gjeni te Mediat Shqiptare duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat