Kush i ‘ndau’ Adelina Ismailin e Besim Dinën?

Mediale Vip

Kush i ‘ndau’ Adelina Ismailin e Besim Dinën?

Më: 3 mars 2018 Në ora: 18:49
Besim Dina me Adelina Ismailin me miq

Që të dy, emra shumë të njohur e të pëlqyer për audiencën shqipfolëse, me të vetmin dallim, e ky qëndron tek profesionet aktuale që ushtrojnë artistët.

Adelina Ismajli ‘diva’ e estradës shqiptare, e cila tash e sa vite është distancuar nga muzika, për të cilën dha mjaft, duke i bërë vetes vend përherë, në memorien e audiencës si ikonë e muzikës.

Madje Adelina, do të mbahet mend gjatë, falë guximit e transparencës që zotëroj fuqishëm në skenë, duke u bërë ndër femrat e para që luajti me ‘zhveshjen’, e njëherit duke nxjerrë nga brenda ‘bishën’ që fshihet tek thuajse secila femër, por të rralla janë ato që e vënë në pah.

E po të njëjtin sukses i cili po e ndjek akoma, duke e ngritur në maja, e ka gëzuar edhe humoristi shumë i dashur Besim Dina, që nga paraqitjet e para skenike.

Për të vijuar më pas në rolin e moderatorit, i cili i dha mundësinë të tregojë veten pa asnjë lloj dyshimi, si njëri nga ‘Showmen-ët’ më të mirë shqiptar.

Që të dy artistët, tentuan edhe në fusha të tjera, duke mos i vënë korniza vetes vetëm në një të tillë.

Xhirime të ndryshme për video-kaseta të vitit të ri, e programe festive, ishte kudo i pranishëm humoristi i njohur, derisa edhe Adelina në këtë drejtim nuk u tregua jo e zonja.

Bile shumë prej jush, mund ta keni të freskët rolin kur ‘diva shqiptare’ luajti përkrah Dinës, duke u shenjuar kështu edhe një gjurmë humori mjaft i pëlqyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat