Këngëtarja shqiptare për '2018': E fillova në polici

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare për '2018': E fillova në polici

Më: 3 mars 2018 Në ora: 23:01
Xhesika Polo

Këngëtarja e njohur e muzikës live, Xhesika Polo ka treguar një situatë me të cilën mbylli vitin. Gjatë një intervistë për 'Why Not' nga Roza Lati, ajo tregoi se e nisi janarin në një mënyrë shumë të keqe pasi u përplas me Forcat e Policisë.

Xhesika Polo: Më hyri në mënyrën më skandaloze të mundshme. Janari shumë i shëmtuar, e fillova me polici. Kalova me të kuqe, hera e parë në jetën time. Me 31 dhjetor, sa kisha blerë makinën, kisha një urgjencë e kalova me të kuqe. Kisha për të blerë nja dy ilace dhe zakonisht nuk ka asgjë hapur, thashë po kaloj se policët po hanë gjelin e detit. Kur më vijnë policia me sirena nga mbrapa. Unë i hap krahun se thashë mos e kishte me ndonjë tjetër, kur më thotë hajde hajde.

Pas kësaj, këngëtarja zbuloi se e falën dhe nuk mori gjobë për shkeljen ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat