NRG Band, një milion për një javë me klipin e ri “Harrom”

Mediale Vip

NRG Band, një milion për një javë me klipin e ri “Harrom”

Më: 8 mars 2018 Në ora: 14:32
NRG Band

NRG Band kanë shënuar suksesin e radhës muzikor.

Në fakt, është ky starti i ri pozitiv për bendin në vitin 2018, pas publikimit të klipit të ri.

“Harrom” është klipi i ri i bendit të njohur që u punua nga ProVideo dhe NRG Entertainment.

Dhe, kjo baladë është pritur shumë mirë nga publiku duke arritur për një javë një milion klikime, me shumë klikime që vazhdojnë të procesohen në rrjetin social YouTube.

Bendi i shumë hiteve kështu dëshmon se ka çka për të sjellë dhe për të treguar në skenën muzikore.

Ndryshe, vokalisti i bendit, Besnik Qaka së shpejti pritet të bëhet baba.

Ai është në pritje të një fëmiu me bashkëshorten, Lolita Begolli, ndërsa angazhimet muzikore përkundër përkushtimit në jetën private nuk po i ndal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat