E dashuruar me Omerin? Përgjigjet Ejshani - Bota Sot
E dashuruar me Omerin? Përgjigjet Ejshani

Mediale Vip

E diel, 23 shtator 2018

E dashuruar me Omerin? Përgjigjet Ejshani

Më: 8 mars 2018 Në ora: 15:35
Cansu Dere, Engin Akyurek

Aktorja e njohur turke Cansu Dere, e njohur për rolin e Ejshanit në serialin “Ezel” dhe për rolin e Zejnepit në serialin “Nënë”, u është përgjigjur spekulimeve mediatike sipas të cilave ajo kishte kohë që kishte nisur një lidhje dashurie me aktorin Engin Akyurek.

Aktori 36-vjeçar, i njohur si Omeri i “Diamante dhe Dashuri”, prej kohësh nuk kishte dikë në jetën e tij, ndërsa 37-vjeçarja Dere i ka dhënë fund lidhjes së saj me të dashurin francez.

Megjithëse lajmi për një lidhje dashurie mes tyre qarkullon në median turke prej më shumë se një muaji, Dere ka zgjedhur ta përgënjeshtrojë vetëm tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test