Duda Balje merr një dhuratë të ëmbël për 8 mars, ju shkrinë me buzëqeshjen që ka!

Mediale Vip

Duda Balje merr një dhuratë të ëmbël për 8 mars, ju shkrinë me buzëqeshjen që ka!

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:11
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Duda Balje kësaj here ka publikuar një fotografi kushtuar ditës ndërkombëtare të gruas, 8 marsit.

E veshur me një këmishë me vija ngjyrë blu të zbehur dhe ngjyrë të zezë në të kaltër, deputetja përsëri ka marrë vëmendjen e mediave për thjeshtësinë dhe bukurinë që ka.

Në dorën e djathtë të saj, ajo mbante një kuti në formë zemre të mbushur me 1/3 lule me ngjyra të ndryshme dhe pjesa tjetër me çokollata të mbështjella në foli ari.

Flokët ngjyrë të verdhë ia kanë shtuar edhe më shumë hijeshinë deputetes e cila kishte të vendosur pak grim të thjeshtë në fytyrë, përderisa buzëkuqi i saj ia shtone edhe më shumë çiltërsinë.

“I dashur… Krenar të jesh grua.” – është përshkrimi i cili i është bashkëngjitur fotografisë në “Instagram”.

Llogaria në “Instagram” e deputetes boshnjake ka plotë 9 mijë ndjekës, që e bënë atë goxha të pëlqyeshme. Nëse do ta shprehni dëshirën që t’i shihni fotografitë e saj, do t’iu duhet fillimisht aprovimi, pasi që ajo llogarin e ka private e jo publike. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat