Personat tërheqës kanë më shumë gjasa të kenë bindje të djathta politike

Mediale Vip

Personat tërheqës kanë më shumë gjasa të kenë bindje të djathta politike

Më: 8 mars 2018 Në ora: 23:54
Arnold Schwarzenegger

Kjo mund të mos jetë e zakonshme për lexuesit, por një studim ka arritur në përfundimin se personat tërheqës kanë më shumë gjasa të jenë të djathtë për sa i përket bindjeve politike.

Në kërkimet e mëparshme, është zbuluar se ata që janë të pashëm fizikisht në përgjithësi trajtohen më mirë, arrijnë një status më të lartë shoqëror dhe fitojnë më shumë para, duke bërë që ata ta shohin botën si një vend ku mbizotëron drejtësia.

Tashmë, një studim amerikan i botuar në Journal of Public Economics bazuar në krahasimin e anketave të shumta, ka arritur në përfundimin se pamja fizike e një personi mund të ketë lidhje me bindjet e tyre politike.

Autorët, Rolfe Daus Peterson nga Universiteti Susquehanna Carl L Palmer i Universitetit Shtetëror të Illinois, shkruajnë: “Duke parë statusin ekonomiko-social, kemi arritur në përfundimin se individët më tërheqës fizikisht kanë gjasa të raportojnë nivele më të larta të efikasitetit politik, qofshin ata konservatorë apo republikanë”.

Ata ia atribuojnë këtë prirje “efektit halo”, një formë e një devijimi, nëpërmjet së cilës disa veçori specifike ndikojnë në mënyrën se si persona të caktuar i shohin të tjerët.

Studime të ndryshme gjatë viteve kanë treguar se pamja fizike e një personi ndikon në mënyrë të konsiderueshme eksperiencat e jetës së tyre, dhe Peterson dhe Palmer thonë se këto eksperienca formësojnë pikëpamjet tona politike.

 “Pamja fizike ka rëndësi. Kur trajtohemi ndryshe ne fillojmë ta perceptojmë botën ndryshe”, thotë Peterson. “Studimet tregojnë se njerëzit tërheqës kanë tendencën të përmirësohen ne jetë sepse njerëzit sillen ndryshe ndaj tyre”.

Studimi tregon se kjo mund t’i bëjë ata që të humbasin aftësinë për të kuptuar vështirësitë me të cilat përballen pjesa tjetër, duke i bërë ata të përqafojnë individualizmin dhe të refuzojnë llojet e asistencës sociale dhe ndihmës, praktika të cilat nxiten më së shumti nga politikat e majta.

 “Jo të gjithë personat fizikisht tërheqës janë konservatorë dhe jo të gjithë personat jo tërheqës janë liberalë”, tha Peterson. Por shtoi: “Pamja e mirë fizike i jep personit një shtytje të vogël drejt bindjeve konservatore”.  

Studiuesit morën të dhëna nga sondazhet e studimeve kombëtare amerikane 1972, 1974 dhe 1976, të cilat i kërkuan njerëzve të vlerësonin pamjen fizike të të tjerëve dhe gjithashtu zbuluan bindjet politike të pjesëmarrësve, të ardhurat, racën, gjininë dhe arsimimin.

Këto rezultate u krahasuan me studimin Longitudinal Wisconsin i cili u përqendrua në karakteristikat fizike të më shumë se 10,000 nxënësve të shkollave të mesme të vlerësuara nga të tjerët.

Ata thanë se një lidhje mes tërheqjes fizike dhe bindjeve politike të një individi mbetej për t’u zbuluar. Ata zbuluan se personat tërheqës përballeshin me më pak pengesa në shoqeri dhe kishin më shumë prirje konservatore.

 “Në një farë mënyrë, personat tërheqës kanë një element që i pengon ata të shohin nevojën për më shumë mbështetje nga qeveria apo ndihmë në shoqëri”, argumentojnë Palmer dhe Peterson. / The Guardian 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat