Tre muaj pa Blerim Pecin! Bashkështortja e kujton me vargje prekëse

Mediale Vip

Tre muaj pa Blerim Pecin! Bashkështortja e kujton me vargje prekëse

Më: 9 mars 2018 Në ora: 18:19
Blerim Peci me gruan e tij

Tre muaj më parë u nda nga jeta aktori Blerim Peci.

Vdekja e tij në moshë të re kishte pikëlluar jo vetëm familjarët e miqtë e Blerimit, por edhe gjithë botën artistike.

Sot me rastin e 3 mujorit të vdekjes së tij, bashkëshortja e tij Afërdita, e kujton me mallë duke shkruar vargje vërtetë prekëse për të.

“Tre muaj pa ty Beli…..
Tre muaj nga çasti kur zemra e Belit pushoi përjetësisht.
Tre muaj nga fryma e tij e fundit, nga mbyllja e perjetshme e syve te tij.
Tre muaj betejë me ankthin që përjetoj.
Kohë relativisht e gjatë pasi malli e dyfishon apo dhjetëfishon.

Koha kalon por jo dhimbja. Kambana dhimbjeje bien në çdo sekond.
Malli per ty nuk shuhet.
Zemra nuk pajtohet me fatin e as fati nuk pajtohet me zemren.
Shpirti im duket i humbur përballë humbjes tënde.
Loti im duket i vogël përballë dhimbjes që ndjej.
Alarme loti kersasin në mua por unë vazhdoj lotoj. Lotoj gjër në pafundësi.

Prej tre muajsh po bashkëjetoj me kujtimet për ty. Fotografitë tua po më shoqërojnë. Imazhin tënd e kam në sy. Veprat tua artistike i kam këtu. Ta dëgjoj edhe zërin tënd. Ti ishe i madh Beli im, nuk je njeri që harrohesh. Nuk je i tillë. Ti do të kujtohesh përjetësisht.”, ka shkruar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat