Këngëtarja e njohur kopjon Rita Orën

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur kopjon Rita Orën

Më: 10 mars 2018 Në ora: 13:19
Rita Ora

Është ndër emrat më eminent të muzikës, e së fundi ka filluar të bëhet inspirim për të tjerët.

Këngëtarja Rita Ora në pothuajse të gjitha paraqitjet e fundit publike është shfaqur me flokë të kapura kaçurrele.

Ky ndryshim i saj është komplimentuar nga shumëkush, madje kanë filluar edhe t’i bëjnë flokët me të njëjtin stil sikurse ajo.

Është Yllka Kuqi ajo e cila së fundi në një fotografi publikuar në rrjete sociale shfaqet me flokë njësoj si Rita, e që i shkonin shumë.

“For You” është kënga e fundit nga Rita, të cilën e solli në duet me Liam Payne dhe ka rezultuar shumë e suksesshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat