Çfarë shkroi për të ëmën djali i Miranda Kerr

Mediale Vip

Çfarë shkroi për të ëmën djali i Miranda Kerr

Më: 10 mars 2018 Në ora: 13:36
Miranda Kerr dhe djali i saj

I biri i modeles së njohur të Vicroria’s Secret, Miranda Kerr, ka bërë një vizatim dhe dedikim që ia ka shkrirë zemrës asaj.

Në rrjetin social Instagram ajo e ka postuar një fotografi me shkrimin e tij: “Heroina ime është mami im, sepse ajo më mbush me dashuri dhe është aq aq e mirë me mua”.

“Më shkrin zemrën” – është përshkrimi që bukuroshja ia ka vënë këtij imazhi të punuar nga vogëlushi Flynn.

Miranda është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë dhe të parin për bashkëshortin e saj – themeluesin e Snapchat – Evan Spiegel, ndërsa Flynn është fryt i dashurisë nga martesa e saj e mëparshme me aktorin e mirënjohur Orlando Bloom.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat