Reagimi i Xhenit për lidhjen e Benardit është ‘epik’, por ajo nuk e mendon rikthimin me të

Mediale Vip

Reagimi i Xhenit për lidhjen e Benardit është ‘epik’, por ajo nuk e mendon rikthimin me të

Më: 10 mars 2018 Në ora: 19:25
Xheni dhe Benardi

Xheni dhe Benardi ishin një nga çiftet më të pëlqyera të ‘Big Brother Albania 9’. Lidhja e tyre vazhdoi dhe pas daljes nga ky ‘reality show’, por më pas çdo gjë mori fund. As Xheni e as Benardi nuk preferuan të jepnin shumë shpjegime për këtë gjë.

Ditën e sotme Xheni ishte e ftuar në emisionin “Një kat më lart” ku tregoi se ndarja e tyre kishte ardhur nga arsye shumë të kota, sepse karakteret dhe mentalitetet e tyre ishin shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Megjithatë ish-banorja e ‘Big Brother’ e ka pranuar se Benardi i mungon shumë dhe ata ishin çift i bukur, por nuk e mendon për momentin rikthimin me të.

Gjatë bisedës moderatori i emisionit, i tha Xhenit se Benardi kishte krijuar lidhje me një tjetër ish banore të ‘Big Brother’.

Nga reagimi i Xhenit u duk se ajo nuk e priti fare mirë këtë gjë madje ngeli e habitur. “Benardi? Jeni të sigurt që po flisni për Benardin që kam pasur unë? Por kjo nuk është e vërtetë” është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat