Rita Lati hip në autobus dhe fillon 'gjuetinë', ja çfarë bën me një burrë

Mediale Vip

Rita Lati hip në autobus dhe fillon 'gjuetinë', ja çfarë bën me një burrë

Më: 11 mars 2018 Në ora: 10:28
Rita dhe Roza Lati

Që prej ndarjes nga bashkëshorti, romancë nga e cila lindi Roza Lati, aktorja e humorit nuk është martuar më. Ka treguar nëpër intervista se është me dikë në krah, por nuk e ka zbuluar asnjëherë identitetin.

E ftuar në emisionin 'Why Not' nga Roza Lati, ajo rrëfeu një moment ku zgjodhi të merrte autobusin për të shkuar në destinacion pasi taksitë kanë kosto të lartë.

Edhe pse nuk i pëlqeu reagimi i njerëzve, aktorja e njohur tregon se si i ra në sy një mashkull, i cili tentoi ti fliste dhe të bënte një batutë me të.

Rita Lati: Ua Rita dhe ti hipën në autobus? Nuk kam parë unë, vetëm këtu tek ne ndodhin këto çudira. Po isha bërë e bukur, hypa në autobus te Piaza, deri te Blloku. Hypën një i bukuri i dheut, i kuruar me detaje, sic e do kjo mosha 58 e lart.

Zotni me Z të madhe. Unë në fillim të autobusit, ai në fund. Thashë me vete "S'më bën komplimenta. Pak veta në autobus, të më bëjë një si ky komplimenta. Unë me syze e shihja atë. Ai më pa mua, 'pa pa pa' zemra, po vinte. Më kërkoi numrin e telefonit. Kisha kaq kohë pa parë një njeri prej tamam, më beso." Kur ky vjen drejt meje, ëa Rita Lati.

 Më erdhi një aromë, ua cfarë arome. Unë e shoh i them 'Po, si jeni?' Tha sa po gëzohem që po të shoh. Jetoj jashtë në diasporë, ne të ndjekim shumë, por me të vërtetë Rita Lati je? Unë mbarova thoja o zot të më kërkojë numrin e telefonit. I them Po, unë jam. Po hiqi pak syzet të bindem më tha. Sa hoqa unë syzet, mos tha, sa paske rënë. Ai vazhdoi, filloi të qeshte dhe tha: Pse vetëm ti di të bësh humor? Ti nuk plakesh kurrë. Nuk gënjej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat