Beteja ligjore me Katy Perry, murgesha vdes në seancë gjyqësore

Mediale Vip

Beteja ligjore me Katy Perry, murgesha vdes në seancë gjyqësore

Më: 11 mars 2018 Në ora: 10:30
Katy Perry

Një murgeshë e përfshirë në një mosmarrëveshje pronësore me këngëtaren Katy Perry ka ndërruar jetë gjatë një seance gjyqësore.

Catherine Rose Holzman, sipas mediave amerikane fillimisht u rrëzua në sallën ku po zhvillohej seanca.

Murgesha Holzman, ishte 89 vjeçare.

Ajo ishte një nga dy murgeshat të cilat po përballeshin në një betejë ligjore me Perry dhe Arkidiocezën e Los Anxhelosit mbi një ish-manastir në qytet.

Perry pranoi të blinte pronën për 14.5 milionë dollarë në vitin 2015, por marrëveshja u ndryshua kur banorët e mëparshëm kundërshtonin.

Catherine Rose dhe Rita Callanan u bë e ditur se nuk ndiheshin mirë për t’iu dorëzuar manastirin dhe tetë akset e tij yllit Katy Perry, hitet e së cilës shpesh qëndrojnë provokative pasi përfshijnë ”I Kissed A Girl” dhe ”Ur So Gay”.

Në tentim të bindjes këngëtarja Katy Perry thuhet se i ka vizituar murgeshat për t’i fituar ato, dhe thuhet se u ka treguar atyre tatuazhin e saj të Jezusit por nuk kishte mjaftuar me kaq.

Ajo raportohet se u ka kënduar edhe himn atyre por dyshja kurrsesi të bindej, thuhet më tej në BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat