Dua Lipa dedikim të veçantë nënës: Nuk e di se çfarë do të bënim pa ty

Mediale Vip

Dua Lipa dedikim të veçantë nënës: Nuk e di se çfarë do të bënim pa ty

Më: 11 mars 2018 Në ora: 10:45
Dua Lipa me nenen

Këngëtarja Dua Lipa po vazhdon suksesin në arenën ndërkombëtare.

Për disa ditë radhazi, Dua ka qenë e pranishme në turneun e Bruno Mars në Australi.

Atje është pritur shumë mirë dhe ka performuar para një publiku shumë të madh në numër, e që ishte dëshmi se këngëtarja ka fansa në gjithë botën.

8 marsi njihet si dita e nënave, por këngëtarja ka vendosur që  sot ta urojë nënën për këtë ditë, duke shkruar disa fjalë prekëse për të.

Me një video nga “Brits Awards”, Dua ka uruar nënën duke e quajtur shoqen më të ngushtë dhe gruan më “cool”, ndër të tjera ajo shkroi “Gruaja që më ka mësuar të jem shefi i vetes. Rina, Gjini dhe unë jemi shumë me fat. Nuk e di se çfarë do të bënim pa ty”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat