Dizejnatori Valdrin Sahiti dhe gruaja e tij Edita Ramadani pritet që shumë shpejt të bëhen prindër.
Kjo është bërë e ditur më herët por është hera e parë që ai publikon foto të gruas shtatzënë me një dedikim pranë.
‘’Dy çikat e mija, një jetë’’, ka shkruar ai duke bërë të ditur se gjinia e foshnjës është vajzë.
Kujtojmë se lidhja e tyre si çift ka nisur shumë herët dhe atë e kurorëzuan me një dasmë private në një ambient përrallor.