Koha ka ndaluar për femrat Kardashian, Kim poston foton me mamanë e gjyshen

Mediale Vip

Koha ka ndaluar për femrat Kardashian, Kim poston foton me mamanë e gjyshen

Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:45
Kim, Kris dhe Mary

Mbiemri Kardashian tashmë është i njohur në mbarë botën. Ai është mbiemri i një prej familjeve më të fuqishme të VIP-ave.

Pavarësisht se vitet kalojnë, femrat Kardashian duket se e sfidojnë moshën në çdo aspekt.

E këtë e ka treguar vetë Kimi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”. Ajo ka publikuar një fotografi ku është së bashku me mamanë e saj Kris Jenner 62-vjeçe dhe me gjyshen Mary Jo, 83 vjeç, si promovim për linjën e saj të bukurisë “KKWBeauty”.

Siç shihet edhe në foto Kim duket fantastike përkrah mamasë dhe gjyshes së saj duke prezantuar gjeneratën e vjetër të biondeve platin për fushatën e saj “March 23 Concealer Kits”.

Të veshura me të zeza dhe me flokët bionde vajzat duket se kanë bërë një kombinim fantastik mes brezave.

Sipas përshkrimit të saj Kimi ka zgjedhur modele nga mosha 20 deri në 80 vjeç për promovimin e linjës së bukurisë që ka në pronësi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat