Paditet Miley Cyrus, thuhet se kopjoi këngën “We Can’t Stop”

Mediale Vip

Paditet Miley Cyrus, thuhet se kopjoi këngën “We Can’t Stop”

Më: 14 mars 2018 Në ora: 23:46
Miley Cyrus

Miley Cyrus është paditur për 300 milionë dollarë nga kompozitori Michael May, i cili pretendon se hiti i saj i 2013-ës “We Can’t Stop” bazohet në një këngë të cilën e kishte publikuar në vitin 1988 me titullin “We Run Things”.

Cyrus është një nga kompozitoret e përfshira në këtë këngë, me bashkëproducentët Mike Williams, Pierre Slaughter dhe Theron e Timothy Thoman. Në këtë hit gjithashtu kishin dhënë kontribut edhe reperët Douglas Davis dhe Ricky Walters.

May i cili performon nën emrin Flourgon, pretendon se 50% e këngës së Cyrus  vjen nga “We Run Things”,  këngë që ishte listuar në vendin e parë në Jamaica.

Ndërsa një përfaqësues i Cyrus dhe RCA kanë deklaruar se nuk kanë ndonjë koment përderisa janë duke pritur vendimet ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat