Adelina Ismaili ndryshon pamje, pas 8 vitesh arrin pamjen që do

Mediale Vip

Adelina Ismaili ndryshon pamje, pas 8 vitesh arrin pamjen që do

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:48
?Adelina Ismaili

Adelina Ismaili gjithmonë është komentuar për pamjen e saj fizike. Që prej fillimeve ajo ka spikatur nga artistët e tjerë falë risive që solli në skenë dhe tabuve të thyera vit pas viti. Kësaj here ajo ka ndryshuar pamjen e jashtme dhe na është prezantuar me një look ndryshe.

Flokët e saj janë ngjyrë çokollate me disa kaçurrela shumë natyrale. Duket se për të pasur këto flokë asaj i është dashur të presë 8 vite, dhe më në fund i ka arritur. Ajo ka postuar një foto në Instagram me pamjen e re, së bashku me personin që i bëri këtë ndryshim, duke e falenderuar.

 

After 8 years, the hair of my dreams! Thank you maestro @nagipi_hair

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on

“Pas 8 vitesh, kam flokët e ëndrrave. Faleminderit maestro” – shkruan ajo në postimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat