Të gjithë do donit një pikturë si kjo! Marina dhe Getoari të shndërruar në një vepër arti

Mediale Vip

Të gjithë do donit një pikturë si kjo! Marina dhe Getoari të shndërruar në një vepër arti

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:28
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Marina Vjollca e bashkëshorti i saj Getoar Selimi vihen gjithmonë në qendër të mediave rozë për jetën e tyre luksoze dhe faktin që janë të fiksuar pas veshjeve të shtrenjta.

Por me sa duket tashmë ata po shndërrohen edhe në një muzë frymëzimi për shumë artistë të rinj. Këtë na e ka vërtetuar edhe dhurata më e fundit që çifti ka marrë nga një piktor, i cili njihet në “Instagram” me emrin “KevinArtt”.

 

????????????

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Siç mund ta vini re, është një punim artistik tepër i veçantë ku Getoari shfaqet duke tymosur një puro, dhe nga tymi i saj është pikturuar portreti i bashkëshortes së tij Marinës.

Pikturën e ka publikuar në rrjetin social “Instagram” Getoari, në shenjë falënderuese ndaj fansit të tij që e surprizoi. Ndërsa ndjekësit e tij nuk kanë nguruar të shprehin komplimentet e tyre ndaj çiftit dhe piktorit që realizoi punimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat