Rrëfehet Samanta Karavello: Kam qenë Miss Lapraka

Mediale Vip

Rrëfehet Samanta Karavello: Kam qenë Miss Lapraka

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:54
Samanta Karavello

Samanta Karavello ishte e ftuara e kësaj të premte në PopCulture.

Këngëtarja zbuloi detaje nga jeta e saj private duke theksuar se i pëlqen shumë privatësia dhe aspak ekspozimi i partnerit të saj në media.

“Mua më pëlqen privatësia. Kam ambientet e mia të preferuara, nuk lëviz shumë në kafet e Tiranës. Pra nuk më pëlqen të ekspozohem. Pasi nësë kam shumë njerëz përreth kompleksohem shumë”.

E pyetur përse nuk i prezanton partnerët e saj në publik, Samanta përgjigjet: “Mua më pëlqen pjesa e të qenurit publik, por nuk më pëlqen të ekspozoj partnerin. Dua ta shijoj marrëdhënien time në intimitet. Është e vështirë të jesh publike”.

Samanta ka një sugjerim pë ata që aspirojnë suksesin në jetë: “Duhet të punosh shumë për të arritur ato që dëshiron. Është mirë që gjërat e tua ti bësh vetë, por sigurisht edhe nën menaxhimin e dikujt”.

Samanta Karavello ka nisur karrierën e saj në muzikë që në moshë të vogël, por ajo zbulon se përpara se të bëhej këngëtare ka qenë edhe miss: “Unë kam qenë miss Lapraka, kam qenë mis klasa por edhe mis pallati. Më pas vendosa ti përkushtohem baletit por së fundmi muzikës. Kam pasur disa suksese në jetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat