Modelja Aurela Hoxha rrëshqet dhe rrëzohet gjatë realizimit të fotosesionit me bikini

Mediale Vip

Modelja Aurela Hoxha rrëshqet dhe rrëzohet gjatë realizimit të fotosesionit me bikini

Më: 17 mars 2018 Në ora: 08:49
Aurela Hoxha

Modelja e njohur Aurela Hoxha ka nisur punën për realizimin e koleksioni të saj më të ri.

Bëhet fjalë për një linjë veshjesh me rroba banje, të cilat janë ideuar nga vet modelja, dhe do të dalin së shpejti në shitje.

Hoxha këto ditë ka nisur edhe realizimin e setit fotografik që do të promovojë koleksionin e ri.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Aurela shfaqet mjaft atraktive e veshur në bikini ngjyrë rozë, teksa merr poza pranë një palme afër detit.

Por, jo gjithçka ka shkuar mirë, teksa në një nga momentet e realizimit të videos, modelja ka rrëshqitur dhe është rrëzuar poshtë.

 

???? new collection @aurelahoxhaswim ???? #iscoming Ps #workhard ????????????????

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

Një situatë e tillë ka krijuar të qeshura për Aurelën dhe vet personin që po xhironte videon.

Sido që të jetë, modelja nuk është kompleksuar për këtë gjë, dhe ka vendosur ta ndajë videon me të gjithë ndjekësit e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat