Top Awards/ Miriam Cani me dy këngë në “Top 20”

Mediale Vip

Top Awards/ Miriam Cani me dy këngë në “Top 20”

Më: 17 mars 2018 Në ora: 16:29
Miriam Cani

Rikthimi i saj në muzikë pas një shkëputje të gjatë është pritur me shumë dashuri nga fansat e saj. Bëhet fjalë për Miriam Canin, artistja, e cila skenën e ka patur shtëpinë e saj që në fëmijëri.

Miriami, e cila momentalisht është e angazhuar në rolin e saj si trajnere e “The Voice Kids”, po korr një sukses të jashtëzakonshëm me dy projektet e saj të publikuara së fundmi, “Meteor” dhe “Dhurata”.

“Meteor”, e cila është bërë pjesë e klasifikimit prej 16 javësh, gjendet +36 pozicione më lartë, duke u renditur në vendin e 19-të. Në tekstin e kësaj kënge, Miriami e cila ka ardhur si një “Meteor” i vërtetë, ka treguar se ka luajtur shumë me kontrastet, gjithmonë brenda kontestit të dashurisë pasi dashuria gjithmonë është e çmendur.

Ndërsa bashkëpunimi i saj me Albanin, me të cilin ka ardhur me një dedikim të ëmbël për vajzën tyre, Ameli, është votuar dhe dëgjuar më shumë, duke u renditur në vendin e 7-të. Duket se fansat e dy artistëve të talentuar e gjejnë veten në tekstin e kësaj kënge, i cili ka fjalët më të bukura që mund t’i dedikohet fëmijës.

E gjendur mes këtyre sukseseve, Miriami vazhdon të shijojë eksperiencën e magjishme të “The Voice Kids”, e cila ka skuadrën më të komentuar në rrjetet sociale. Më 23 mars, startojnë netët “live” në “The Voice Kids” dhe bashkë me to edhe emocionet se kush do ia dalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat