Meda është këngëtar, bashkëshort e prind i përkushtuar. Siç thotë edhe vetë, familja është pika e tij e dobët. Ai, është shumë i dhënë pas katër fëmijëve, që po rriten dita ditës.
Këngëtari nuk është aq i dhënë vetëm pas fëmijëve, por edhe pas të shoqes, Lules, që është dashuria e madhe e jetës së tij.
Edhe Lulja është shumë e dedikuar pas të shoqit, pranë të cilit shpesh është edhe nëpër mbrëmje e koncerte të ndryshme, ku Meda shkon për të kënduar para publikut që e pret me entuziazëm”.
Çifti kanë edhe shumë foto të përbashkëta, edhe foto profesionale. Por, si në këtë pozë, ai kurrë nuk i ka qëndruar më “pip” të shoqes.