Hip Hop në gjuhën letrare! Reperi zbulon përse bëri këtë zgjedhje

Mediale Vip

Hip Hop në gjuhën letrare! Reperi zbulon përse bëri këtë zgjedhje

Më: 18 mars 2018 Në ora: 09:12
G-Up

G-Up është ndër reperët më diskretë që ka patur tregu muzikor shqiptar, i cili ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të bërë muzikë.

Nuk pëlqen të duket dhe të përdorë dialektin e Kosovë apo të Malësisë për të bërë rap. Në një intervistë për 'Why Not' nga Roza Lati, G-Up tregon përse preferon të këndojë në gjuhën letrare me pak theks tironc.

"Është më e lehtë të bësh në gjuhën tjetër sesa në gjuhën letrare si e bëj unë. Jam rritur me hip-hop të mirëfilltë, me ato artista që sot quhen legjenda dhe e kam parë gjithmonë si kulturë. Sot hip-hopi është muzika më e përhapur në botë. Kur e dëgjoja unë thonin nuk është muzikë. Duke e parë hip-hopin si kulturë, duhet diversitet. Nëse nuk e këndoj si vendi që jam rritur, atëherë do bëhemi gjithë njësoj", tregoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat