Shfaqet Jehona Sopi: Sa ka ndryshuar këngëtarja?

Mediale Vip

Shfaqet Jehona Sopi: Sa ka ndryshuar këngëtarja?

Më: 18 mars 2018 Në ora: 23:28
Jehona Sopi

Për vite të tëra ishte një prej këngëtareve më të njohura të skenës muzikore.

Në vitet e pasluftës, hitet e Jehona Sopit ishin të shumta në numër.

Por, ka tash e një kohë relativisht të gjatë që këngëtarja nuk po sjell projekte muzikore.

Krahas këtij fakti, ajo është ‘zhdukur’ edhe nga rrjetet sociale duke preferuar të mbajë profil të ulët.

Por, ka qenë një mik i saj, respektivisht këngëtari Mentor Haziri ai i cili i ka hequr pak mallin atyre që e pëlqejnë këngëtaren përmesnjë fotografie të postuar në rrjete sociale ditën e sotme.

 

Shoqnija e vjetër #jehonasopi

A post shared by MENTOR (@mentorhaziri) on

Të dielën, Mentori ia ka dedikuar kohës së kaluar me mikeshën e saj dhe nga ky takim i miqve të vjetër, s’kishte se si të mungonte një selfie.

Jehona na paska munguar, jo pak!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat