29 mijë euro shpenzime për një muaj, kush paguan për veshjet e Meghan Markle?

Mediale Vip

29 mijë euro shpenzime për një muaj, kush paguan për veshjet e Meghan Markle?

Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:08
Meghan Markle

Meghan Markle ka treguar se ka një stil të rafinuar në të veshur , por a nuk do ta kishte çdokush në rast se nuk do i duhej të pyeste për çmimin e veshjes? Garderoba e bashkëshortes së ardhshme të princ Harryt ka kushtuar rreth 29 mijë dollarë dhe gjithëkujt mund t’i lindë pyetja se kush paguan pët këto veshje? Në fakt siç raporton dhe revista People, Meghan po i paguan vetë të gjitha veshjet, duke qenë se në familjen mbretërore është e ndaluar me protokoll të pranosh si dhuratë veshje nga të tjerët. 

I njëjti rregull vlen për të gjithë, ndaj dhe kate Middleton nëse pyesni veten, nuk bën përjashtim! Deri në momentin që Meghan Markle do të martohet me Princ Harryn, nuk mund të përfitojë nga buxheti i tij, i paracaktuar nga Mbretëresha. Deri atëherë Meghan duhet të harxhojë të gjitha kursimet e saj për të bërë një figurë të mirë gjatë daljeve publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat