Ish bashkëshorti i Britney i kërkon më shumë para

Mediale Vip

Ish bashkëshorti i Britney i kërkon më shumë para

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:12
Britney Spears me ish-burrin

Babai i Britney Spears është tejet i nevrikosur me ish bashkëshortin e saj Kevin Federline, pasi ky i fundit ka kërkuar më shumë para për mbështetje financiare të fëmijëve.

Sipas burimeve të TMZ, Federline ka telefonuar Jamie Spears, duke i kërkuar një takim për të diskutuar rreth mbështetjes financiare. Federline dhe avokati i tij janë takuar me Jamie, me ç’rast kanë kërkuar që mbështetja financiare prej 20 mijë dollarësh në muaj të rritet. Kjo me arsyetimin se fëmijët Sean, 12 vjeçar dhe Jayden, 11 vjeçar janë rritur dhe kërkesat janë më të mëdha.

Megjithatë Kevin nuk ka treguar se si po shpenzon paratë qe aktualisht po i merr, si dhe nuk ka treguar se çka nuk po u përmbushet fëmijëve.

Jamie beson se Federline po mundohet të përfitojë nga suksesi i vajzës së saj, veçanërisht pasi Britney Spears ka shitur të gjitha biletat e koncerteve në Las Vegas.

Spears veçse e ka paguar Federline 1.3 milionë dollarë kur janë divorcuar, e ka mbështetur financiarisht për një kohë dhe vazhdon të ofroj mbështetje financiare për kujdesin e fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat