Schweinsteiger dhe Anna Invanovic bëhen prindër

Mediale Vip

Schweinsteiger dhe Anna Invanovic bëhen prindër

Më: 19 mars 2018 Në ora: 16:49
Bastian Schweinsteiger dhe gruaja e tij Ana Ivanovic

Kampioni i Botës Bastian Schweinsteiger dhe gruaja e tij Ana Ivanovic janë bërë prindërit krenarë të një djali.

Nëpërmjet Twitter-it ata kanë postuar një divan me shumë kukulla dhe arinj me në sfond shkrimin “Welcome Baby Boy”.

Mbishkrimi i fotos ishte “Mirë se erdhe në jetë, djali ynë i vogël! Fjalët nuk mund të arrijnë të përshkruajnë fatin dhe lumturinë që na ke sjellë.”

Gjithsesi, emrin e fëmijës ai nuk e ka zbuluar akoma, megjithëse sipas gjermanes Bild, ai do të quhet Luka.

Lindja kishte shkuar pa asnjë problem dhe çifti bashkë me fëmijën mezi po presin të shkojnë në shtëpi. Bashkë me ta do të jenë edhe gjyshërit e djalit të vogël që kanë udhëtuar nga Gjermania dhe Serbia në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat