Dasara ofendon kolegen e Ilda Bejlerit: Kjo gaze*arja qenka ç’qenka

Mediale Vip

Dasara ofendon kolegen e Ilda Bejlerit: Kjo gaze*arja qenka ç’qenka

Më: 19 mars 2018 Në ora: 21:09
Dasara Karaiskaj

Dasara Karaiskaj njihet për thumbimet që i bën shpesh personazheve të njohur duke u kthyer kështu në një nga gazetaret më të komentuara dhe që tërheq gjithnjë vëmendjen me deklaratat e saj.

Kështu ka ndodhur edhe me postimin e fundit të saj në Instagram, ku shkruan se të gjithë që po merren me Ilda Bejlerin kohët e fundit, në fakt duhet të shohin një gazetare tjetër.

“Merren me Ilda Bejlerin. Kjo gaze…arja e re qenka ç’qenka. E vura sfondin Lejla se kështu e paska emrin”, shkruan Dasara duke lënë të kuptohet se i referohet Leila Krajës.

Ky status i Dasarës vjen fill pas deklaratës së Leilës e cila tha sot në “Wake up” se nuk ka futur kurrë dorën në xhep pasi djemtë shqiptarë paguajnë gjithmonë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat