Festivali tre ditor sjell në parkun e Gërmisë Dua Lipën dhe dy yje të tjerë botëror

Mediale Vip

Festivali tre ditor sjell në parkun e Gërmisë Dua Lipën dhe dy yje të tjerë botëror

Më: 19 mars 2018 Në ora: 22:36
Dua Lipa

Babai i këngëtares Dua Lipa ishte i ftuar i radhës në emisionin Nin.

Ai foli rreth karrierës muzikore të vajzës së tij të talentuar dhe konfirmoi ardhjen e saj në Kosovë.

Dua Lipa do të jetë pjesë e festivalit  tre ditor ‘Sunny Hill’ i cili do të mbahet në parkun e Gërmisë.

Në po këtë festival pjesë marrës do të jenë edhe yje të tjerë botëror si Action Broson i cili do të performojë në natën e dytë dhe në natën e tretë pritet të bashkohet Dj më i njohur dhe i suksesshëm Matrix Garrix.

Ky i fundit është në finalizim të marëveshjes për të ardhur.

25 përqindëshi i parave të mbledhura nga biletat e atyre tre netëve do të dhurohen për qendrën e artistëve e cila është paraparë të ndërtohet në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat