E konfirmon menaxheri: Fero është rrahur mbrëmë

Mediale Vip

E konfirmon menaxheri: Fero është rrahur mbrëmë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:21
Fero

Në mëngjesin e së mërkurës, mediat online u mbushën me lajmin se reperi i ri, FERO, është rrahur mbrëmë nga disa persona të panjohur, derisa po dilte nga Qendra Tregtare – Albi Mall.

Këtë lajm e ka konfirmuar menaxheri i tij Mehmet Elshani, i cili përmes një Insta Story tha se falë ndërhyrjes së producentit Zap, nuk ka ndodhur asgjë serioze.

“E vërtetë që mbrëmë 5 persona e kanë sulmuar Feron, por falë ndërhyrjes së Zap, nuk ka ndodhur asgjë serioze dmth nuk ka përsuar ndonjë lëndim trupor. Sulmi ka qenë i organizuar, policia po merret me rastin”, ka thënë Elshani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat