Ariana Grande shtatzënë?

Mediale Vip

Ariana Grande shtatzënë?

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:31
Ariana prej disa kohësh është në një lidhje me reperin e njohur amerikan Mac Miller

Këngëtarja 24- vjeçare, Ariana Grande po kalon një fazë heshtje në profilin  e saj në Instagram, kjo gjë po komentohet nga mediat dhe fansat e këngëtares se ajo mund të jetë në pritjen e ëmbël të një fëmije.  Personazhe të famshëm e kanë kthyer në trend mbajtjen e fshehtë të shtatëzanisë dhe pushimin në rrjetet sociale, ndoshta kështu po vepron edhe këngëtarja.

Ariana prej disa kohësh është në një lidhje me reperin e njohur amerikan Mac Miller dhe historia e tyre e dashurisë është shumë e veçantë, ata e respektojnë dhe e duan njeri –tjetrin shumë. Në koncertet e saj, Mac e ka shoqëruar Arianën dhe fansat e tyre i  adhurojnë kur i shikojnë bashkë.

Disa burime kanë bërë me dije se çifti ka diskutuar mbi vendimin e kurorëzimit të lidhjes së tyre dhe nisjen e një familje së bashku. Ariana nuk e ka pranuar diçka të tillë, ajo ka pohuar se është shumë e zënë me koncertet dhe projektet e ndryshme muzikore dhe për disa kohë do i duhet të udhëtojë shpesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat