Kompania kineze kërkon emrin “Yeezy” te Kanye West

Mediale Vip

Kompania kineze kërkon emrin “Yeezy” te Kanye West

Më: 22 mars 2018 Në ora: 10:20
Kanye West

Kanye West mund të ketë nevojë për një ide të re sa i përket emrit të kompanisë “Yeezy”.

Sipas dokumenteve ligjore një kompani nga Kina ka kërkuar të patentojë emrin “Yeezy”.

Kompania e Kanye e ka në pronësi emrin “Yeezy” për të mbathura, që nga viti 2013, mirëpo kanë braktisur të drejtat e pronësisë për rroba në 2017. E kompania kineze “Fujian Baby Network Technology Co” ka shfrytëzuar këtë mundësi duke kërkuar të patentojë emrin “Yeezy Boost” për produktet e veta.

Kjo nuk do të ndikojë linjën e të mbathurave të Kanye, mirëpo në qoftë se dëshiron të lansojë në treg produkte të tjera me këtë emër, mund të këtë beteja ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat