Gazetarja Mira Kazhani ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Show Magazine, për të folur për debatin mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos.
Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se femrat tërheqëse i nevojiten televizionit për hiret e tyre, jo për suksesin.
“Luanën nuk besoj se e mbajnë në Top se është e suksesshme. Padyshim për hiret e saj. Dhe unë e çoj ndonjëherë në Top kanalin për të parë çfarë ka veshur sot, se për qejf preferoj të dëgjoj Arbanën”, u shpreh ajo.