Rikthehet këngëtari Michael Buble

Mediale Vip

Rikthehet këngëtari Michael Buble

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:36
Michael Buble

Pasi kaluan me sukses një nga episodet më të vështira të jetës së tyre, sëmundjen e djalit katër vjeçar, Michael Bublé dhe Luisana Lopilato, më në fund i janë rikthyer jetës normale dhe buzëqeshjeve.

Çifti, i cili është bërë edhe me fëmijën e tyre të dytë, Elias dy vjeçe, tashmë ka dhënë edhe lajmin e gëzuar për fansat: ata janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Aktorja argjentinase, sipas mediave amerikane, është tashmë në muajin e pestë të pritjes së ëmbël.

Mediat kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës së tretë të çiftit, që është vajzë.

Kanë qenë muaj të vështirë ato që lamë pas për këngëtarin dhe aktoren, Bublé dhe Lopilato, të cilët zbuluan se fëmija i tyre i parë kishte tumor.

Që prej asaj kohë aktorja dhe këngëtari u tërhoqën nga skena, për t’iu përkushtuar kurimit të fëmijës së tyre.

Dhe tashmë që ai u shërua dhe që tumori u mund përfundimisht, çifti po përgatitet për të përjetuar një kapitull të ëmbël, që këtë herë ka të bëjë me një histori të bukur: ardhja në jetë i fëmijës së tyre të tretë.

Ndërkohë të dy artistët janë rikthyer në punë, këngëtari nisi turet muzikore, ndërkohë që aktorja po përgatitet për tu rikthyer në kinema.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat