Kolegia i tha se e ndjekin vetëm për hiret: Reagon më në fund Luana Vjollca

Mediale Vip

Kolegia i tha se e ndjekin vetëm për hiret: Reagon më në fund Luana Vjollca

Më: 22 mars 2018 Në ora: 15:36
Luana Vjollca

Moderatorja dhe gazetarja Mira Kazhani ishte e ftuar në emisionin “Top Shoë Magazine” mbrëmjen e djeshme, ku në një bisedë për zhveshjen në ekran, ajo mori si shembull Luana Vjollcën duke thënë se njerëzit nuk e ndjekin se është e suksesshme, por për shkak të hireve të saj.

Por nëse menduat se Luana do ta kalonte si të mos ishte asgjë këtë deklaratë, e keni gabim. Moderatorja ka zgjedhur të reagojë nëpërmjet një postimi në Instagram, për të cilin i kanë mjaftuar fare pak fjalë.

Bukuroshja e ekranit ka publikuar në Instagram një foto të verës së kaluar ku ajo shihet brenda në makinë, e veshur vetëm me një t-shirt në të cilën shkruhet: “Më e kërkuara!”

“Gjendja.”-ka shkruar në përshkrimin e fotos moderatorja e njohur, duke iu përgjgigjur kështu ish-koleges së saj në “Top Channel”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat